Architect

  • Tirana, Albania
  • Full-Time
  • On-Site

Job Description:

 

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the staffing industry, with our core focus on Candidates and Clients.

        

                                               Arkitekt Teknik – Fasada ,Dyer & Dritare

Përshkrimi i Pozicionit

Kompania jonë, e specializuar në prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe sistemeve të fasadave në alumin

dhe PVC, kërkon të punësojë një Arkitekt Teknik me fokus në zbërthimin e projekteve, hartimin e vizatimeve teknike (shop drawings) dhe koordinimin midis projektimit, prodhimit dhe montimit. Pozicioni është kyç për realizimin e saktë teknik të projekteve dhe kërkon një profil praktik, të organizuar dhe të orientuar drejt zgjidhjeve.

1. Zbërthimi i projekteve arkitektonike

  • Leximi dhe analizimi i projekteve arkitektonike (DWG, PDF, BIM)
  • Zbërthimi i fasadave, dritareve, vetratave dhe elementeve të tjerë nga projekti i përgjithshëm
  • Identifikimi i tipeve, dimensioneve dhe sistemeve të përdorura
  • Kontrolli i përputhshmërisë së projektit me kushtet teknike dhe mundësitë e prodhimit

2. Hartimi i vizatimeve teknike (Shop Drawings)

  • Përgatitja e vizatimeve teknike për prodhim (2D / 3D)
  • Hartimi i planeve, prerjeve dhe detajeve të fasadave
  • Detaje lidhëse (ankorime, profile, xhama, aksesorë)
  • Përditësimi i vizatimeve sipas komenteve të klientit, arkitektëve apo inxhinierëve

3. Koordinimi me klientë dhe projektues

  • Komunikim dhe bashkëpunim me arkitektët e projektit
  • Koordinim me inxhinierë strukturorë dhe mekanikë
  • Pjesëmarrje në takime teknike
  • Sqarim dhe prezantim i zgjidhjeve teknike të propozuara

4. Zgjedhja e materialeve dhe sistemeve

  • Përzgjedhja e sistemeve të aluminit, PVC dhe fasadave
  • Zgjedhja e tipeve të xhamave (double, triple, low-e, laminated)
  • Sugjerime për optimizim teknik, estetik dhe ekonomik
  • Përshtatja e zgjidhjeve me buxhetin e projektit

5. Mbështetje për ofertim dhe kosto

  • Përllogaritja e sipërfaqeve dhe elementeve teknike
  • Zbërthim sasior për preventiv
  • Bashkëpunim me departamentin e kostos dhe ofertimit
  • Identifikimi i zgjidhjeve më ekonomike pa komprometuar cilësinë

6. Mbështetje për prodhim

  • Përgatitja e dokumentacionit teknik për repartin e prodhimit
  • Sqarime teknike për teknikët dhe punëtorët
  • Kontroll i përputhjes së prodhimit me vizatimet teknike

7. Mbikëqyrje gjatë montimit (nëse kërkohet)

  • Kontroll i zbatimit të punimeve në kantier
  • Zgjidhje e problemeve teknike në terren
  • Adaptim i vizatimeve sipas situatës reale

8. Dokumentacion përfundimtar

  1. Përgatitja e vizatimeve As-Built
  2. Dosje teknike për klientin
  3. Manuale mirëmbajtjeje (nëse kërkohen)
  4. Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  5. Diplomë në Arkitekturë (ose Inxhinieri Ndërtimi – avantazh)
  6. Përvojë në projekte dyer/dritare, fasada ose sisteme alumini/PVC
  7. Njohuri shumë të mira të AutoCAD
  8. Njohuri të Revit / BIM (avantazh)
  9. Njohuri bazë të Excel
  10. Aftësi të mira organizative dhe komunikimi

Çfarë Ofrojmë

  • Punë afatgjatë në një kompani në rritje
  • Projekte reale dhe sfiduese
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues
  • Pagesë konkurruese
  • Mundësi zhvillimi profesional